Si mblidhen çmimet
Një program lexon faqet publike të shitësve dhe kërkimin e tyre për çdo produkt të listës. Për çdo njoftim ruhen titulli, lidhja, çmimi në Lekë (ALL), variantet e ofruara dhe gjendja në stok. Nuk përdoren të dhëna të shpikura: nëse një shitës nuk e ka produktin ose nuk tregon çmim, kjo shfaqet si "Nuk u gjet" ose "Pa çmim".
Sa shpesh përditësohen
Çmimet përditësohen me dorë, pa orar të caktuar (aktualisht çdo disa ditë), prandaj çdo faqe tregon kur u lexuan të dhënat e fundit, dhe një paralajmërim shfaqet kur ato janë më të vjetra se 48 orë. Të dhënat e tanishme janë nga 2026-09-28. Çmimet mund të kenë ndryshuar që atëherë: verifikoji gjithmonë te shitësi para se të blesh.
Si krahasohen
- Çdo njoftim shndërrohet në një variant: modeli, hapësira dhe rajoni. Krahasohen vetëm variantet identike, prandaj një telefon 1TB nuk vihet përballë njërit 256GB.
- Modelet për tregun amerikan (p.sh. eSIM only) shënohen "SHBA" dhe krahasohen veç.
- Njoftimet e përdorura, të rinovuara ose "open box" nuk krahasohen. Aksesorët (çanta, kover, karikues) hidhen poshtë.
- Një çmim shumë mbi çmimet e tjera të të njëjtit variant shënohet "kontrollo variantin" dhe nuk numërohet te çmimi më i lirë.
- Kur një shitës nuk tregon hapësirën, njoftimi vihet te "Pa specifikuar" dhe nuk krahasohet me variantet e numëruara.
Kufizimet
Përputhja e njoftimeve bëhet automatikisht dhe mund të gabojë, p.sh. kur një shitës e ka titulluar gabim një produkt ose ofron një gjeneratë të vjetër me të njëjtin emër. Nëse sheh një çmim të gabuar, përdor lidhjen "Raporto çmim të gabuar" pranë çmimit. Kolibri nuk është rekomandim blerjeje.
Shitësit që krahasojmë (8)
Celular.al
3V Fejzo
Shpresa AL
Neptun
American Computers
The Smartphone Shop
Redline
Albagame
Emrat dhe logot janë të shitësve përkatës dhe përdoren vetëm për t'i identifikuar.